Benitez mund ta transferojë Arturo Vidal - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benitez mund ta transferojë Arturo Vidal

NULL NULL
30/05/2015
Zyrtarizimi i Rafa Benitez në krye të pankinës madrilene mund të bëjë që mesfusha e Real Madridit të plotësohet me kilianin Arturo Vidal.

Rafa Benitez pritet që të mërkurën të zyrtarizohet si trajner i Real Madridit.

Spanjolli me përvojë do që të shfrytëzojë njohuritë dhe lidhjet për të vendosur nënshkrimet e ardhshme të mbretërve këtë verë.

Ndër pikat që Rafa mendon ta forcojë është mesfusha. Në këtë pjesë, janë dy emra të mëdhenj që janë të lidhur me kalimin tek Real Madrid: Marco Verrati dhe Arturo Vidal.

Përflitej edhe për një transfer të mundshëm të Paul Pogba, por ‘Los Blancos’ mohuan të jenë zhvilluar bisedime për këtë gjë.

Kur këtu shtohet edhe kalimi i Khedira tek Juventus, atëherë Benitezit i hapen dyert për të transferuar shumë të pëlqyerin nga ai, Arturo Vidal. Kiliani është mesfushor që luan në sisteme të ndryshme dhe njihet për lojë agresive.

Transferimi i Vidal në Santiago Bernabeu do të thoshte që ai përkrah do të kishte gjermanin Toni Kross dhe dirixhentin kroat të lojës së mbretërve, Luca Modriq.