Benitez: Derbi, i fortë dhe plot pasion NULL NULL 03.10.2015 16:15 03.10.2015 16:15 Strategu spanjoll ka komentuar derbin e Madridit dhe aspekte të ndryshme të skuadrës para përballjes së të dielës në Vincente Calderon. Rafa Benitez ka folur në konferencën para derbit të madh të Madridit që luhet të dielën në Vincente Calderon. Ai komentoi për mundësinë që Ramos dhe Bale të kthehen dhe vendimin për mesfushë: Kroos apo Kovaçiq. “Të dy lojtarët janë shëruar dhe kanë stërvitur me skuadrën e parë. Vendimin kush do të luajë do ta marr nesër. Kam folur me të dy dhe ata mezi presin që të kthehen në fushë”. “Do të jetë ndeshje për karaktere të forta dhe plot pasion”. “Toni luajti mirë ndeshjen e fundit. Nga pikëvështrimi im mund të them se ai është në gjendje shumë të mirë fizike”. Strategu spanjoll poashtu foli për rekordin e Ronaldos që e quajti arritje të madhe. “Rekordin e Cristianos e shohin të gjithë. E kam uruar dhe shpresoj që të vazhdojë kështu. Është një arritje e madhe të qenit në librin e rekordeve të klubit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.