Lajmet e fundit

Këngëtarja Benita Zena ka folur për pjesëmarrjen e saj në protestat në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke theksuar se pjesëmarrjen e ka bërë për bindjet e saj dhe jo për ta publikuar në rrjete sociale.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një interviste në emisionin “Kosova Today”, transmeton Klankosova.tv.
“Kam dalë, kam marrë pjesë, po nuk kam publikuar foto apo video. E bëj sepse e ndjej, jo për të bërë një foto e për ta publikuar direkt”, ka thënë Zena.
Ajo ka komentuar edhe mënyrën se si disa artistë, sipas saj, po e përdorin protestën për ekspozim publik.
“Përderisa çdo ditë e shoh story tu publiku, bile unë kam reaguar: ‘A është festë apo protestë?’ Po dalin me muzikë, po bëjnë lloj-lloj gjestesh dhe nuk po dihet a është festë apo protestë”, është shprehur ajo.
Zena ka treguar se ka marrë pjesë në protesta, përveç një nate kur nuk ka mundur të jetë e pranishme për shkak të një aksidenti të vogël.