Benatia s’i frikohet Messit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benatia s’i frikohet Messit

NULL NULL
04.05.2015 11:33
Medhi Benatia për Messin: Nuk jam përballur me Lionel Messin, po kjo nuk do të thotë të kam respekt për të.

Mbrojtja e Bayern Munich do të luajë kundër Barcelonës e sigurt dhe pa frikë, kjo pasi Medhi Benatia s’mendon se duhet t’ia ketë frikën lojtarit më të rrezikshëm të blaugranëve, Lionel Messit.

“Kurrë nuk jam përballur me Lionel Messin, po kjo nuk do të thotë të kam respekt për të”, tha Benatia, por që gjithsesi nuk e la pa lavdëruar kualitetin sulmues të pleshtit.

Benatia me terme të njëjta vlerësimi foli edhe për sulmuesin uruguaian të katalunasëve, Luis Suarez.

Më Suarezin, reprezentuesi i Marokos,  ishte përballur kur ishte pjesë e Udineses dhe Suarez i Liverpoolit, në kuadër të Europa Ligës.

Të mërkurën në Camp Nou, do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve në mes Barcelonës e Bayern Munich. E radhës zhvillohet në Alianz Arena një javë më pas.