Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bën seks me nxënësin, akuzohet

NULL NULL
04.05.2015 11:55

Një mësuese nga Connecticut i SHBA-ve është arrestuar me akuzat për marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 17 vjeçar, i cili ishte ankuar te autoritetet.

Kayla Mooney ishte profesoreshë e shkencës në Danbury High School, kur policia zbuloi vitin e kaluar se ajo ishte e përfshirë në aktivitete seksuale me nxënësin e saj i cile ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme.

Mooney ka pasur dy herë marrëdhënie me nxënësin e saj. Dy herë në makinë, në parking të kampusit të shkollës, dhe më pas ajo i kishte ofruar vodka për të pirë.

Mooney-t i`u dha arresti shtëpiak në Shkurt të këtij viti, derisa hetuesit kanë qenë duke u marrë me rastin e saj.

Djaloshi 17 vjeçar i`u ka dërguar mesazhet që i kanë ardhur nga Mooney shtatë javë pas hetimeve duke ndikuar kështu që profesoresha të  marrë akuza të shkallës së dytë për sulm seksual dhe furnizim me pije alkoolike, raporton CBS New York.

Nëse ajo dënohet, rrezikon të përfundojë prapa grilave për dhjetë vite, dhe të futet në listën e ngacmuesve seksual.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.