21:30, 15 Prill 2019

Ben Affleck vetëm i mërzitur nuk dukej derisa po shëtiste në Los Angeles.

Aktori 46 vjeçar po shoqërohej nga një grua me flokë bjondë që dukej se ishte e lumtur që ishte në  shoqërinë e një ikone të Hollyëoodit që ka qenë në lidhje me Gëyneth Paltroë, Jennifer Lopez dhe ishte i martuar me Jennifer Garner.

Të dy kishin zgjedhur që për këtë shëtitje të vishnin rroba sportive derisa po dukeshin shumë në disponim në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por, a ka nisur Affleck një lidhje të re dashurie?

 

Më herët gjatë javës revista “People” ka raportuar se aktori është ndarë sërish nga producentja e “Saturday Night Live”, Lindsay Shookus.

Affleck dhe Shookus jetojnë shumë larg nga njëri-tjetri, prandaj edhe u tha se lidhja e tyre e dashurisë në distancë është një nga arsyet pse çifti sërish janë ndarë.

“Ajo ka fëmijën dhe punën në Neë York derisa Ben ka familjen dhe punën e tij në Los Angeles. Ata e duan dhe respektojnë njëri-tjetrin, por e kanë kuptuar se kështu nuk mund të vazhdojnë”, ka thënë një burim i afërt me ta.

Çifti ishin ribashkuar muajin e kaluar pasi ishin ndarë pak para se aktori i njohur të shkonte në rehabilitim për problemin e tij me alkoolin.

Ata paraprakisht kanë qenë në lidhje dashurie për një vit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë