Bella Hadid është fytyra e re e Dior Makeup NULL NULL 01.06.2016 00:00 01.06.2016 00:00 Modelja 19 vjeçare Bella Hadid, të martën është zgjedhur fytyra e re reklamuese e linjës së kozmetikës Dior. Në po të njëjtën ditë ajo është parë edhe gjatë sfilatës së Christian Dior Cruise në Oxfordshire të Anglisë. “Jam jashtëzakonisht e kënaqur t’ju njoftoj se jam ambasadorja dhe fytyra e re për Dior Makeup!!! Ëndrra është bërë realitet”, shkroi Bella në Instagram, transmeton Klan Kosova. Gjatë sfilatës ajo është duartrokitur dhe brohoritur nga i dashuri i saj The Weeknd, i cili ishte ulur në rreshtin e parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.