Belgjikë, arrestohen shtatë persona për planifikim të një sulmi terrorist - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Belgjikë, arrestohen shtatë persona për planifikim të një sulmi terrorist

NULL NULL
05.05.2023 13:29
policia ne belgjike

Autoritetet në Belgjikë kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist, njoftoi të enjten zyra e prokurorit federal.

Zyra e prokurorit nëpërmjet një deklarate tha se arrestimet u bënë pas bastisjeve në qytetet Roeselare, Menen, Ostend, Wevelgem dhe Ghent në rajonin Flamand, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Sipas deklaratës, të arrestuarit kishin lidhje me një grup të lidhur me organizatën terroriste DAESH teksa katër prej tyre ishin çeçenë dhe tre ishin belgë.

Trupi Koordinues i Belgjikës për Analizën e Kërcënimeve (OCAM) raportoi se rreziku i terrorit është në një nivel të moderuar pas zhvillimit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.