Belgjika pritet së shpejti të bëhet me ambasadë në Kosovë NULL NULL 16.05.2023 18:27 16.05.2023 18:27 Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se do të ketë lajme të mira për Kosovën. Ai ka bërë të ditur se Belgjika shumë shpejtë do të hapë ambasadën e saj në Prishtinë. “Zyra e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të bëhet në nivelin e Ambasadës së plotë të Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Bajrami në Twitter. Ai e ka falënderuar Jeroen Cooreman, drejtorin e Përgjithshëm për Çështjet Dypalëshe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës për ndarjen e këtij lajmi pozitiv për Kosovën./Klankosova.tv. Great news!@BelgiumKosovo will soon be upgraded to fully fledged Embassy of the Kingdom of #Belgium to the Republic of #Kosova.Thank you @BelgiumDGB for sharing details of this significant step that will deepen already very positive 🇽🇰🇧🇪 bilateral relations. pic.twitter.com/pFH8xvtX4E — Agron Bajrami (@AgronBajrami) May 16, 2023