Belgjika me golat në fillim e fund siguron fitoren e parë në Euro 2024 – asistoi edhe portieri NULL NULL 22.06.2024 22:55 22.06.2024 22:55 Lojtarët belgë duke festuar golin e dytë kundër Rumanisë. Foto: AFP Belgjika e ka shënuar fitoren e parë në Euro 2024 pasi mposhti Rumaninë me rezultat 2-0. Golin e parë e shënoi Teielmans në minutën e 2-të të takimit, me pjesën e parë që nuk dhuroi më gola, njofton Klankosova.tv. Ndërsa në minutën e 64-të, belgët e shënuan edhe golin e dytë me anë të Lukakut, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje. Kurse, në minutën e 80-të, gol të rregullt shënoi Kevin De Bruyne, i cili u bë edhe më special pasi asistoi portieri belg, Casteels. Në grupin E, të gjitha kombëtaret kanë nga tri pikë të grumbulluara, ndërsa tabelës i prin Rumania, pasuar nga Belgjika, Sllovakia e Ukraina. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.