Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Belgjika me golat në fillim e fund siguron fitoren e parë në Euro 2024 – asistoi edhe portieri

NULL NULL
22.06.2024 22:55
Lojtarët belgë duke festuar golin e dytë kundër Rumanisë. Foto: AFP
Lojtarët belgë duke festuar golin e dytë kundër Rumanisë. Foto: AFP

Belgjika e ka shënuar fitoren e parë në Euro 2024 pasi mposhti Rumaninë me rezultat 2-0.

Golin e parë e shënoi Teielmans në minutën e 2-të të takimit, me pjesën e parë që nuk dhuroi më gola, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa në minutën e 64-të, belgët e shënuan edhe golin e dytë me anë të Lukakut, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kurse, në minutën e 80-të, gol të rregullt shënoi Kevin De Bruyne, i cili u bë edhe më special pasi asistoi portieri belg, Casteels.

Në grupin E, të gjitha kombëtaret kanë nga tri pikë të grumbulluara, ndërsa tabelës i prin Rumania, pasuar nga Belgjika, Sllovakia e Ukraina.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.