Belgjika dënon sulmin ndaj policisë: Autorët të vihen para drejtësisë NULL NULL 25.09.2023 16:53 25.09.2023 16:53 Ministria e Jashtme e Belgjikës ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic në Banjskë të Zveçanit. Ata kanë thënë se autorët duhet të vihen para drejtësisë, transmeton Klankosova.tv. “Belgjika dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe të dashurit e oficerit të vrarë. Faktet duhet të hetohen plotësisht dhe autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 11 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 16 orë më parë