Bekteshi: Kemi qenë të detyruar që ta vendosim masën ndaj Kosovës – ka vlejtur edhe për vendet tjera fqinje NULL NULL 20.08.2019 12:19 20.08.2019 12:19 Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, ka thënë se me ministrin në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Endrit Shalën kanë biseduar mbi problematikën e vendosjes së barrierave në mes të dyja vendeve. “Si Ministri e Ekonomisë edhe si institucione vendosëm faktet dhe argumentet tona pse Maqedonia e Veriut ka marrë një masë të tillë. Masa nuk është e ndërmarr vetëm ndaj Republikës së Kosovës por është një masë ndaj të gjitha shteteve që nuk e implementojnë monitorimin aktiv ose pasiv sa i përket produkteve të peshkut – vezëve të peshkut”. “Nga viti i kaluar si Qeveri kemi njoftuar institucionet e vendeve fqinje për të filluar implementimin e këtij programi me të vetmin qëllim që duke impelementuar atë ne mund të aplikojmë dhe të eksportojmë produktet tona në BE”. Bekteshi ka thënë se Republika e Maqedonisë së Veriut pret që të tetor të nisë negociatat për pranim në BE. “Jemi të detyruar të implemetojnë kësi masa sepse kemi marrë obligime. Me Shalën u dakorduam që gjatë periudhës që vijon Agjencioni i Veterinës të përgatis programin për monitorimin e produkteve të peshkut dhe në atë moment që do të dëshmojë se fillon me impelementinin e atij lloj programi ne si qeveri do të lejojmë importin e këtyre produkteve në vendin tonë”. “Është me rëndësi që bashkëpunimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës të thellohet dhe pikërisht në këtë kontekst kemi dhënë lajmërime te Republika e Kosovës se jemi të gatshëm që të pranojmë të gjitha ceritifikatat midis dy agjencioneve që të lehtësohet tregtia midis dy vendeve”. “Ne mbështesim Republikën e Kosovës në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë që këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Jemi të bindur që më nuk do të ndodhin vendime të tilla nga ana e Republikës së Kosovës që sipas analizave tona nuk do të kenë dëm të madh në ekonominë e vendit tonë por është mesazh për qytetarët e vendit tonë që e kuptojnë ndryshe. Presim që edhe Republika e Kosovës ta përkrahë vendin tonë sikur që bëjmë ne” “Për rastin konkret institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë paralajmëruar Agjencionin e Veterinës nga viti 2017 që kemi filluar me programin e monitorimit aktiv. Nga BE na është thënë. Kemi qenë të detyruar të marrim një masë të tillë që nuk ka vlejtur vetëm për Republikën e Kosovës por për të gjitha vendet fqinje. Nga 2017 kemi njoftuar, jo vetëm Agjencionin e Veterinës së Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë