Bekim Jashari e falënderon Vjosa Osmanin që e dekoroi Rifat Jasharin NULL NULL 29.11.2020 17:59 29.11.2020 17:59 Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, e cila dje ka vendosur që t’i ndajë “Urdhrin e Lirisë”, Rifat Jasharit. “Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne”, ka shkruar Bekim Jashari në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. “U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, ‘Urdhrin e Lirisë’, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar”. “Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat”. “Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne”. “Të fala për të gjithë shqiptarët nga gjaku i mësuesit e plakut të urtë, Shaban Jashari, heronjve tonë, Adem e Hamëz Jashari, nga mixha Rifat Jashari”. “I dashur mixhë, të paçim gjatë, të presim me padurim. Gëzuar festat e Nëntorit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 46 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë