Bekim Jashari: 24 marsi është kujtim për UÇK-në dhe NATO-në NULL NULL 24.03.2019 15:42 24.03.2019 15:42 Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se 24 Marsi është kujtim për vendosshmërinë e UÇK-së dhe fillimin e sulmeve Ajrore ndaj Serbisë. “Me nderime e mirënjohje të thellë kujtojmë të gjithë dëshmorët në 21-vjetorin e Betejës së Dukagjinit”. “Falënderues ndaj SHBA-së dhe shteteve aleate të NATO-s, në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi caqet serbe”. “Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Dukagjinit! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024