Lajmet e fundit

Ministria e Bujqësisë ka marrë vendim për transferimin e përkohshëm të shefit të AUV-it, Bekim Hoxhës, në pozitën e Drejtorit të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Sipas Gazetës Express, ministri Armend Muja e ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se është në interes të institucionit.
Hoxha, në bazë të këtij vendimi, nis punën që nga sot në detyrën e re.
