Bekim Balaj pensionohet nga kombëtarja NULL NULL 13.11.2024 14:39 13.11.2024 14:39 Futbollisti Bekim Balaj, i ka thënë lamtumirë kombëtarës së Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF-ja me këtë rast e ka falënderuar sulmuesin nga Shkodra për kontributin e dhënë për “kuqezinjtë”. 33-vjeçari i ka luajtur 48 ndeshje për Shqipërinë. Balaj i ka realizuar gjithsejt nëntë gola, në mesin e tyre edhe goli i fitores në Lisbonë kundër Portugalisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2016-të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.