Bekim Balaj i pandalshëm - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bekim Balaj i pandalshëm

NULL NULL
24/05/2015
Sulmuesi i Rijekës ka shënuar sërish. Është Bekim Balaj që po tregon se ka arritur një formë mjaft të mirë dhe se po e udhëheq skuadrën e tij me gola të njëpasnjëshëm.

I radhës ishte ndaj Osijek. Shkodrani ka hapur serinë e golave në fitoren 3-0 që skuadra e tij mori lehtësisht në shtëpi. Kjo ishte edhe hera e nëntë për shqiptarin që i detyron portierët kundërshtarë të nxjerrin topin nga rrjeta.

Goli i nëntë në vetëm në 13 ndeshje për shkodranin, një statistikë me të vërtetë pozitive në gjysmën e parë të sezonit që është bashkuar me ekipin kroat. Në minutën e 18-të, Balaj ndjek me kujdes një aksion të skuadrës së tij dhe, pasi merr një pasim nga e djathta, bën gjënë e duhur dhe arrin ta shndërrojë në gol.

Sulmuesi i Kombëtares ka kaluar Rijekën në avantazh dhe i ka hapur udhë suksesit që është shumëfishuar nga Shabani në të 34-tën dhe nga Tomasov në të 66-tën.

Sulmuesi shkodran ka qenë edhe i pafat në minutat e fundit të ndeshjes. Një “predhë” e tij e lëshuar nga rreth 18 metra është ndalur në traversë, duke i mohuar golin e dytë personal sulmuesit të Kombëtares. Nëntë gola në 13 ndeshje nuk janë pak për një lojtar që është në muajt e tij të parë me një skuadër të re.