Beka e parandien se nesër do të largohet nga shtëpia (VIDEO) NULL NULL 15.12.2022 23:40 15.12.2022 23:40 Banori i Big Brother VIP Kosova MC Beka, duke ngrënë darkën e shtruar nga “Vëllai i Madh”, ka thënë se kjo eksperiencë ka qenë eksplozion i emocioneve, ndërsa ka shtuar se e ka një parandjenjë se do të dalë nesër. MC Bekës këtë reality show duket t’ia ketë rekomanduar edhe gruaja e tij, ndërsa kjo darkë mund të jetë e fundit për të, pasi që ai është në mesin e gjashtë personave të nominuar. “Kjo ka qenë eksplozion i emocioneve. Edhe pse unë nuk jam ithtar i emisioneve sociale edhe pse janë të afirmuara në botë, edhe Big Brother që nuk rrjedh nga një produksion i vogël, e falënderoj kush më ka propozu, po ashtu me influencën e bashkëshortes jam këtu”, ka thënë MC Beka mes tjerash. “Shumë raste me nominu për mua është tmerr, e me nominu pa arsye, e me arsye është siklet i madh. Gjithmonë në jetë ki mu sprovu me vetveten ose në raport me miq e kolegë, besa edhe më korrekt. Por deri në dhomë të rrëfimeve, pastaj aty flet çfarë të duash”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.