Bëhu brunia më e bukur NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 E kuqe rrëzëllitëse, bionde tërheqëse apo brune klasike? Më poshtë keni disa këshilla për të zgjedhur ngjyrën e flokëve që ju shkon më shumë dhe që i përshtatet më shumë karakterit tuaj. Përshtasni ngjyrën tuaj të flokëve me prerjen Nëse keni flokë të gjatë dhe doni që të dukeni sa më mirë ju këshillohet që t’i lyeni ato me një ngjyrë të errët në mënyrë të tillë që impakti që ju do të krijoni të jetë më i madh. Shkoni drejt ekstremiteteve Gjatë gjithë kohës, brunet më tërheqëse i kanë pasur si ngjyrat e flokëve ashtu edhe prerjet shumë ekstravagante dhe të veçanta. T’i lyesh në shtëpi Një prej avantazheve që ka pjesa më e madhe e bruneve është se kjo lloj ngjyre ju krijon mundësinë për t’i lyer vetë. Është një ngjyrë në të cilën parregullsitë duken më pak dhe kjo është një prej lehtësive më të mëdha. Qëndroni larg të zezës Nëse doni ta theksoni ngjyrën tuaj të flokëve mos përdorni kurrë të zezë. Këshilla më e mirë është të shkoni te një profesionist dhe të merrni rezultatin e dëshiruar. Arsyeja është shumë e thjeshtë: nëse përdorni ngjyrën e zezë ose blu në të zezë, atëherë është shumë e vështirë për t’u kthyer pas. Mos përdorni shkëlqyes për flokët Nëse nuk e keni flokun të dëmtuar, ngjyra kafe me të cilën ju i lyeni mjafton për t’i dhënë atyre tonalitetin e duhur të shkëlqimit. Një dozë tjetër shkëlqyesish do t’i bënin ato të dukeshin si fije floku artificiale.
Basketboll Michael Jordan për Nike, nga tre milionë në katër vjet, në tre milionë çdo pesë orë 1 orë më parë
Të Tjera Roboti vdekjeprurës i luftës, i ekspozuar nga Rusia, në të vërtetë është një ‘Bot Go1’ 1 orë më parë