Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Behrami: Bastisja është skandal i paprecedent dhe kërcënim i hapur ndaj gazetarëve

NULL NULL
22.02.2023 13:49

Banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, është bastisur këtë të mërkurë me urdhër nga prokurori i Dhomave të Specializuara.

Kolegu i tij, Artan Behrami, ka thënë se kjo bastisje është skandal i paprecedent dhe kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara” ka shkruar Behrami në Facebook.

Behramaj është edhe udhëheqës i medias “Demokracia”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.