Behluli: Qeveria e Kosovës me ose pa qëllim po përçan shqiptarët në Luginë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Behluli: Qeveria e Kosovës me ose pa qëllim po përçan shqiptarët në Luginë (VIDEO)

NULL NULL
20/09/2022

Nexhat Behluli, Drejtor i TV Spektri, nga Bujanoci, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Ardita Sinanit si këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc.

Behluli këtë vendim e konsideron si të dëmshëm, pasi në mënyrë direkte apo indirekte po ndikon në futjen e përçarjes, njofton Klankosova.tv.

“Qeveria e Kosvoës, në mënyrë direkte apo indirekte po ndikon në futjes së përçarjes, dhe bashkëpunimi nuk po shkon mirë. Sipas të gjitha gjasave, ministrat kompetent të qeverisë dhe vet kryeministri po komunikon, po tenton të bashkëpunojë me personalitete, që nuk kanë legjitimet, nuk janë bartës të institucioneve, që nuk është në rregull”, ka thënë Behluli.

“Rivaliteti mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare në Kosovë, këtu në Preshevë duhet të jemi të kujdesshëm, jemi ne halle të tjera, nuk na duhet”.