Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Behluli: Faktori politik i Luginës së Preshevës po vazhdon të qëndrojë indiferent dhe pasiv

NULL NULL
03.02.2023 00:07

Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, i pyetur se a po flitet për Asociacionin, u shpreh se faktori politik i Luginës së Preshevës po vazhdon të qëndrojë indiferent dhe pasiv.

Ai u shpreh se atyre nuk u intereson asgjë dhe tha se po merren me problemet e veta.

“Faktori politik i Luginës së Preshevës është dhe po vazhdon të qëndrojë indiferent dhe është pasiv, në heshtje, thuaj se nuk u intereson asgjë, merrem me disa probleme të veta që i kanë këtu”, tha ai.

Duke folur për Asociacionin, Behluli tha se ky është një moment shumë i mirë që të shfrytëzohet rasti pet njëllojë reciprociteti.

“Këtu tek shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkundër faktit se ekziston një inciativë nga tetori i vitit 2014 kur tre kuvendet e Kuvendit Qendror të Luginës së Preshevës, Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, e kanë votuar iniciativën për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare në Serbi, prej atëherë kurrë nuk ka pasë asnjë veprim, asnjë lëvizje dhe këtu tash është në heshje, është moment shumë i mirë që së paku të shfrytëzohet rasti që njëllojë reciprociteti kur serbët janë shumë afër realizimit të qëllimit të vet, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, e sidomos me presionin e ShBA-së, shqiptarët e Luginës së Preshevës po qëndrojnë pasiv”, u shpreh tutje ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.