9:25, 21 Prill 2019

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka thënë se kjo festë është një mundësi përafrimi dhe bashkëpunimi më të madh për të gjithë.

Sot i uroj të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Kjo festë është edhe një moment reflektimi , jo vetëm për besimtarët e krishterë, por për të gjithe shqiptarët pa dallim feje, me qëllim afrimin dhe përkushtimin më të madh si ndaj njëri-tjetrit ashtu dhe ndaj kombit që i takojmë, për të mirën e brezave që vijnë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë