Behgjet Pacolli sërish në Kuvend, i vetmi nga AKR-ja

Behgjet Pacolli sërish në Kuvend, i vetmi nga AKR-ja

NULL NULL
1 week më parë

Behgjet Pacolli do të jetë sërish deputet i Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i tij, Naim Murseli, i cili ka thënë se Pacolli ka rritje të elektoratit.

“Votuesit e AKR-së vazhduan t’i besojnë vizionit dhe programit të AKR-së duke i siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, z. Behgjet Pacolli është një nga pak udhëheqësit në këto zgjedhje me rritje të elektoratit”.

Behgjet Pacolli do të jetë përfaqësuesi i vetëm i AKR-së (që garoi në koalicion me LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit ) në Kuvendin e Kosovës.