Bëhet virale videoja e gorillës teksa ndjek punëtorët e një kopshti zoologjik NULL NULL 10.03.2024 16:50 10.03.2024 16:50 Gorilla ndjek punëtorët e një kopshti zoologjik Është bërë virale një video ku shihet një gorillë duke ndjekur punëtorët e kopshtit zoologjik Fort Worth në Teksas. Videoja me gorillën ka marrë mbi 85 milionë shikime në rrjetin social TikTok, shkruan Cbsnews, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët e kopshtit zoologjik kanë bërë të ditur se incidenti ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, por videoja u bë virale sapo u postua nga dikush që pretendon të jetë një ish-punonjës i kopshtit zoologjik. Sipas kopshtit zoologjik, për shkak të gabimit të kujdestarit, dy anëtarë të stafit hynë në rrethimin e gorillës, pa e ditur se ai ishte ende brenda. Videon mund ta shikon në linkun e mëposhtëm: Bëhet virale videoja e gorillës teksa ndjek punëtorët e një kopshti zoologjik *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.