Bëhet thirrje për bojkotimin e filmit Mulan (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bëhet thirrje për bojkotimin e filmit Mulan (VIDEO)

NULL NULL
19/08/2019

Riprodhimi ne film aksion Disney i filmit të animuar Mulan po përballet me thirrje për bojkot, pasi ylli i saj shprehu mbështetje për forcën policore të Hong Kongut.

Aktorja kineze Liu Yifei, një qytetare e natyralizuar amerikane, ripopstoi  një koment pro policsë në platformën kineze të mediave sociale Weibo.

Liu kishte ndarë një postim nga gazeta e qeverisë së Pekinit, People Daily që shkruante (në kinezisht) “Unë gjithashtu mbështes policinë e Hong Kongut. Mund të më rrihni tani”.

Ajoi gjithashtu shkroi “çfarë turpi për Hong Kongun”.

Së fundmi Hong Kongu po përballet me tensione të ngritura ku protestat nganjëherë të dhunshme pro-demokracisë po vazhdojnë për javën e dhjetë.

Grupet e të drejtave dhe KB kanë akuzuar policinë për një përgjigje të rëndë.