Bëhet pranim-dorëzimi i donacionit për Covid-19, Zemaj: Mos i dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri NULL NULL 02.07.2020 10:20 02.07.2020 10:20 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit për Covid-19, i cili u dhurua nga BE-ja. Në një fjalë rasti, Zemaj e ka falënderuar Zyrën e BE-së në Kosovë për këtë donacion, i cili ka thënë se ky nuk është i vetmi, njofton Klan Kosova. Zemaj po ashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i dëgjojnë ata që thërrasin për padëgjueshmëri ndaj vendimeve të Qeverisë. “MSH është duke i koordinuar aktivitetet me donatorë dhe jemi të interesuar që shpërndarja të mbërrijë në destinacionin e nevojshëm. Ky donacion nuk është i vetmi nga BE – është një ndër pjesët e kontingjentit që kanë arritur më parë dhe që na kanë ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”. “Nuk është e tepërt ta përsërisim: faleminderit prej Zyrës së BE që e ka bërë të pamundurën që këto mjete të arrijnë sa më shpejt”. “Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, zbatoni rekomandimet e IKSHPK-së dhe mos dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri ndaj vendime të Qeverisë. Më e rëndësishme është shëndeti sesa dallimet politike që paraqiten në kohë pandemie”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.