Begaj tregon pse s’pati takim me Abdixhikun: Doja të bisedonim bashkë, si vëllau më vëllanë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj tregon pse s’pati takim me Abdixhikun: Doja të bisedonim bashkë, si vëllau më vëllanë

NULL NULL
16/08/2022

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dje dhe sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai zhvilloi takime me krerët e shtetit dhe ata të opozitës, në përjashtim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Begaj tha se takimet ishin paraparë të mbaheshin në tempullin e demokracisë në Kuvendin e Kosovës, dhe se ftesat ishin dërguar që të tre liderët e partive opozitare të ishin të pranishme bashkërisht në takim.

Mirëpo, Begaj tha se LDK në përgjigjen e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre.

“Këtë kisha qëllim, por fatkeqësisht nuk arrita, LDK në përgjigjen e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre. Doja të bisedonim bashkë, si vëllau më vëllanë, dhe ftesa ime ishte e sinqertë për të gjithë, dhe doja që çdo takim dhe diskutim të bëhej në nivelin që i takon presidentit të republikës”, tha Begaj në RTK.