Begaj takon Lajçakun, e siguron se Shqipëria do të punojë në deeskalimin Kosovë-Serbi NULL NULL 23.09.2023 19:16 23.09.2023 19:16 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar sot të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, me ç’rast kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. Në llogarinë e tij në Facebook, Begaj ka thënë se e ka siguruar Lajçakun se Shqipëria mbetet e vendosur që të vijojë të luajë rolin e saj për deeskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe për rikthimin në tryezën e dialogut, raporton Klan Kosova. “Roli i BE-së në këtë proces, por edhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë”, ka thënë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sadiku: Nëse suspendohemi nga Procesi i Berlinit, i bëjmë favor Serbisë (VIDEO) 18 orë më parë
Kosova Musliu: Ka ardhur me kauzat e tij të rrejshme, çdo gjë që e ka folur, ka rrejtë (VIDEO) 21 orë më parë
Kosova NATO s’pranon që ta marrë përsipër hapjen e Urës së Ibrit: Adresa është në Bruksel 21 orë më parë