Begaj në Mal të Zi: Kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën NULL NULL 08.10.2024 11:07 08.10.2024 11:07 Foto: Shqiptarja Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka thënë se kurrë nuk do të pajtohen me veprime që bien ndesh me Kosovën. Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati në Mal të Zi me përfaqësuesit e gjithë spektrit politik shqiptar atje, transmeton Klankosova.tv. Kreu i shtetit shqiptar shfrytëzoi vizitën në këtë vend, ku ndodhet për Samitin e Procesit të Bërdo-Brijunit, për të diskutuar me përfaqësuesit shqiptarë atje problematikat e tyre dhe të faktorit shqiptar në tërësi. “Nëse ne shohim një qëndrim që bie ndesh me interesat e shqiptarëve, që bie ndesh me ëndrrat e shqiptarëve, me rrugëtimin tonë evropian, me qenien tonë në NATO, patjetër që këto gjëra nuk tolerohen, janë vijë e kuqe ndarëse. Mendimet individuale ne nuk i kundërshtojmë dot. Ne kundërshtojmë veprimet. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën, bien ndesh me njohjen e saj, bien ndesh me votimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare”, tha ai. Presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh se duhet bërë më shumë në rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë dhe jo vetëm, raporton Shqiptarja.com, transmeton Klankosova.tv. Gjithashtu, ai tha se asimilimi i shqiptarëve është një fenomen mjaft shqetësues, për parandalimin e të cilit është i nevojshëm hartimi i një strategjie afatgjatë, e cila do të duhet të ketë në fokus ruajtjen e identitetit kombëtar përmes arsimit, gjuhës dhe kulturës shqipe. Gjatë bisedës me Presidentin, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malin e Zi evidentuan kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, kulturor e politik të vendit dhe u shprehën shpresëplotë për pritshmëritë në forcimin e pozitës së tyre në të ardhmen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Dëshmorëve të Prishtinës: Dhurohet gjak, nderohen ata që dhanë jetën (VIDEO) 18/04/2025
Kosova Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO) 18/04/2025