Begaj ndalet për kafe në Tuz, para mbërritjes në Podgoricë në inaugurimin e Milatoviqit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj ndalet për kafe në Tuz, para mbërritjes në Podgoricë në inaugurimin e Milatoviqit

NULL NULL
20.05.2023 11:30
Bajram Begaj

Do të marrë pjesë sot në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do ta marrë pjesë sot në inaugurimin e homologut malazez Jakov Milatoviq.

Mirëpo, para mbërritjes në Podgoricë, Begaj është ndalur për kafe në qytetin shqiptar Tuz. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

“Një kafe mes vëllezërish në Tuz”, ka shkruar Begaj në Facebook, krahas disa fotografive.

Kujtojmë se në inaugurimin e Milatoviqit do të marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.