Begaj kujton Rugovën në ditëlindjen e tij: Sot 80 vite më parë, Kosova lindi presidentin e rrallë e vizionar NULL NULL 02.12.2024 11:26 02.12.2024 11:26 Ibrahim Rugova Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 80-vjetorin e tij të lindjes. Përmes një postimi në Facebook, Begaj e quan Rugovën si president të rrallë dhe vizionar, që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë, transmeton Klankosova.tv. “Si sot 80 vite më parë Kosova lindi Presidentin e rrallë e vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë. Koha dëshmoi vlerat e tij si burrë shteti për të cilat kemi nevojë sot e përgjithmonë. Të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me nderim ditëlindjen e Presidentit të Përjetshëm Dr. Ibrahim Rugova!”, ka shkruar i pari i Shqipërisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 3 orë më parë