Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj: Konfirmimi i PE-së i jep Shqipërisë energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit

NULL NULL
09.07.2025 17:01
Bajram Begaj
Foto arkiv: Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Me 502 vota pro dhe 120 kundër, nga 686 eurodeputetë të pranishëm në sallë, Parlamenti Evropian miratoi këtë mërkurë rezolutën për Shqipërinë, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder.

Për këtë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur falënderues ndaj PE-së.

“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkepunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, ka shkruar Begaj në Facebook. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.