Begaj i pret në kuvend, LDK s’i shkon (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj i pret në kuvend, LDK s’i shkon (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 16/08/2022

Përmbylljen e vizitës në Kosovë, Presidenti, Bajram Begaj, zgjodhi ta bëjë në qytetin më të afërt me Shqipërinë.

Ai qëndroi në Prizren ku u prit nga i pari i kësaj komune, Shaqir Totaj, e bashkë me të kryen homazhe tek Lidhja e Prizrenit.

E para se Begaj të mbërrijë në Prizren, ai qëndroi goxha gjatë në kuvend.  Ky është vendi ku kryetari i Shqipërisë kërkoi të takojë opozitarët.  Qefin nuk ia prishi, kryeopozitari Memli Krasniqi, që u shfaq i pari në vendtakim. Njëjtë veproi edhe  Ramush Haradinaj.

Si Haradinaj e Krasniqi nuk veproi Abdixhiku i LDK-së.  Ky i fundit nuk i shkoi në takim Begajt në kuvend, me arsyetimin se për këso takimesh janë të hapur t’i kryejnë në selinë e partisë.

Mungesa kishte edhe nga minoritetet, në takim me Begajn shkoi vetëm Erxhan Galushi nga partia rome.