Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj: Gjuha amtare është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar

NULL NULL
21.11.2023 13:22

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 115-vjetorin e alfabetit shqip, ka thënë se gjuha amtare është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar.

Begaj theksoi se manastiri bëri bashkë të gjithë për gjuhën që kemi sot, transmeton Klankosova.tv.

“Në 115 vjetorin e alfabetit shqip, në Manastirin e shenjtë të shqipes që bëri bashkë gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë për abecene që kemi sot”, shkroi Begaj.

“Ta ruash dhe të lëvrosh gjuhën amtare nuk është thjesht një thirrje për ruajtjen e një trashëgimie kulturore”.

“Ajo është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.