Befasia e fundvitit – pas tre vjetësh, ylli i NBA takon nënën (VIDEO) NULL NULL 28.12.2019 14:24 28.12.2019 14:24 Një histori emocionuese për këtë fundvit vjen nga NBA. Basketbollisti i Miami Heat, Chris Silva, ka takuar familjen e tij vetëm një herë në shtatë vitet e fundit, madje kishte tre vjet pa e parë nënën e tij, njofton Klan Kosova. Me mesazhin se festat duhet të afrojnë të afërmin, NBA së bashku me Miami Heat, kanë përgatitur një befasi të këndshme për Silvan. Ata i kanë mundësuar një vizitë nënës së tij me rastin e Krishtlindjeve. Silva pa nënën e tij për herë të parë pas tri vitesh, dhe takimi i tyre ishte vërtetë emocionues. Lojtari nuk mundi t’i përmbante lotët, kur pa nënën e tij që kishte udhëtuar mijëra kilometra për ta takuar atë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.