Bedri Hamza për hapjen e fushatës së PDK-së: Filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi NULL NULL 11.01.2025 20:17 11.01.2025 20:17 Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se me të po fillon dhe një kapitull shprese, uniteti dhe progresi. Hamza po ashtu deklaroi se vizioni i PDK-së i ka rrënjët në punë, e puna është pjesë e ADN-së së tyre, transmeton Klankosova.tv. “Sonte filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur. Kosova mundet ma mirë. Dhe, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë ma të mirë. Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë! Zgjidhni të ardhmen më 9 shkurt! Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "S'e ka kuptuar pyetjen", kontradiktat e komunës së Kamenicës për punëtorët që paguan e rrijnë në shtëpi (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova Hamza në Dragash viziton një qumështore: Do t’ju përkrahim me grante deri në 30% të vlerës së investimit 1 day