Beckham e dëshiron Ronaldon në Inter Miami NULL NULL 07/09/2018 07/09/2018 Zgjerimi i skuadrës MLS do të fillojë gjatë vitit 2020. Ish sulmuesi anglez, David Beckham, shpreson ta sjellë futbollistin e njohur, Cristiano Ronaldon në Inter Miami, kur skuadra të futet në Major League Soccer, ka njoftuar Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Skuadra Inter Miami do të bashkohet me MLS në vitin 2020 dhe David Beckham është i interesuar që të nënshkruajë kontrata që tërheqin vëmendjen. Ylli i Portugalisë, i cili do të jetë 35 vjeç në vitin 2020 është në krye të listës së dëshiruar të Beckham.