Bebja 4 kilogramëshe me zemër të re në Wuhan (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bebja 4 kilogramëshe me zemër të re në Wuhan (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 28.02.2023 20:33

Nisën operimin e komplikuar në trupin e një foshnje me peshë vetëm 3.9 kilogramë.

Fëmija po vuante nga sëmundja komplekse e zemrës, prandaj ekipi i mjekëve kinez nga Wuhan mori përsipër për të kryer intervenimin e rrallë, transplantimin e zemrës tek vogëlushja vetëm 53 ditëshe, raporton Klan Kosova.

Zemra u mor nga një djalë shtatë muaj që i kishte vdekur truri dhe që i përshtatej edhe me grupin e gjakut.

Problemet e foshnjës u kuptuan në ditën e 24 të jetës së saj, kur kishte shfaqur simptoma të tilla si, vështirësi në të ushqyer dhe lodhje mendore.

Operimi i suksesshëm bëri që spitali Union në Wuhan të Kinës të arrijë një rekord të ri për transplantin e zemrës së foshnjave në Azi.

Në vitin 2014, i njëjti institucion shëndetësor kishte kryer një operim të suksesshëm zemre për një foshnjë tre muajsh.

Ndërkaq gjatë 2019-ës, një foshnjë 66-ditore i mbijetoi transplantim të zemrës me po të njëjtin ekip. /Klankosova.tv

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS