Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bebe Rexha në “Hey Mama” të Guetta e Minaj

NULL NULL
20.05.2015 17:55

 

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, ka shënaur një sukses të ri në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e një projekti të rëndësishëm të muzikës amerikane.

Së fundmi, ajo është ftuar për bashkëpunim nga i famshmi David Guetta, për këngën “Hey Mama”.

Pos këtyre dyve, në këtë prodhim shfaqen edhe Nicki Minaj e Afrojack.

Rexha është një këngëtare e re amerikane, e lindur më 1989 në New York, nga prindër me prejardhje shqiptare.

Hiti që e bëri atë të njohur është “Take Me Home”.

Rexha njihet edhe si tekstshkuese, dhe për këtë talent të saj ajo e ka fituar çmimin  “Best Teen Songëriter”  duke i mundësuar kështu të njihet me shumë këngëtar të famshëm .

Për ata që nuk e dinë, amerikano-shqiptarja ka bashkshkruar edhe tekstin e këngës së famshme të Eminem dhe Rihanna “The Monster”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.