8:29, 16 Prill 2019

Së fundmi, Bebe Rexha ka folur në disa intervista për një periudhë të errët gjatë jetës së saj.

Përmes disa postimeve në Twitter, këngëtarja me prejardhje shqiptare zbuloi se ajo është diagnostikuar si bipolare dhe nuk ndjehet e turpëruar për këtë, transmeton Klan Kosova.

“Për kohën më të gjatë, nuk e kuptoja pse u ndjeva kaq e sëmurë. Pse u ndjeva paksa që nuk dëshiroja të largohesha nga shtëpia apo të jem e rrethuar me njerëz. Gjithashtu edhe pse nuk mund të flija, që nuk më linte të mos punoja apo të krijoja muzikë. Tani e di pse”.

“Unë vuaj nga çrregullimi bipolar dhe nuk më vjen turp. Kjo është e gjitha. Unë nuk dua që ju të ndieni keqardhje për mua. Unë vetëm dua që ju të më pranoni mua kështu si jam. Ju dua”, ka shkruar ajo.

Çrregullimi bipolar shkakton ndryshime emocionale dhe ndryshe quhet edhe depresion maniak.

Konkurs Pune

Lexo më shumë