Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bebe mund t’i rikthehet Manchesterit

NULL NULL
14.10.2015 10:26

Anësori i dikurshëm i Manchester United Bebe ka thënë se një ditë ai mund të rikthehet në klubin e Old Trafford përsëri, pavarësisht faktit se ishte cilësuar si prurja më e dobët që Sir Alex Ferguson kishte bërë ndonjëherë në këtë ekip.

25 vjeçari i ishte bashkuar United nga Vitoria de Guimares për 7.4 milionë funte në vitin 20110, mirëpo ai nuk dha përshtypje të mira gjatë garës në Premier League, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo pavarësisht nga forma e tij e dobët dhe mungesa e golave të shënuara, ai beson se mund të kthehet në një klub të kalibrit të United nëse ai ka performancë të mirë në këtë sezon, dhe nuk e ka përjashtuar kthimin në ekipin e vjetër.

Duke folur për gazetën portugeze Publico ai ka thënë: “S’e kisha menduar më parë kthimin në Manchester United, por asgjë s’është e pamundur”.

“Por nëse arrij ti shënoj 10 gola më La Liga, atëherë sigurisht se do të jem i gatshëm të nënshkruaj me një ekip të madh. Nëse shënoj 10 gola këtu, do të më hapen dyert dhe shumë ekipe të mëdha do të më vihen pas vitin që vjen”.

Bebe kishte luajtur për shumë pak kohë me United para se të shitej në Benfica në vitin 2014 për 2.3 milionë funte.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.