BE uron Kosovën për Qeverinë e re: Mezi presim bashkëpunim NULL NULL 03.06.2020 14:53 03.06.2020 14:53 Bashkimi europian ka uruar Qeverinë e re të Kosovës me Avdullah Hotin në krye thotë se mezi pret punën tonë të përbashkët për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë. “Pandemia e koronavirusit do të mbetet një sfidë e përbashkët për të ardhmen e parashikueshme dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën e saj europiane. Kjo do të kërkojë përpjekje të vendosura për reforma për të forcuar sundimin e ligjit, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në deklaratë. “Një rifillim i shpejtë i Dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak është thelbësore për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu i ndihmuar nga BE është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen europiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë