BE: S’ka ndryshim të formatit të dialogut pa miratimin e Prishtinës dhe Beogradit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE: S’ka ndryshim të formatit të dialogut pa miratimin e Prishtinës dhe Beogradit

NULL NULL
28.11.2017 18:08

Çdo ndryshim në formatin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, duhet të bëhet më pëlqimin e të dyja palëve, Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë e ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq për Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Bashkimi Evropian është ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd. Të dy palët duhet të pajtohen për përmbajtjen, formatin, shpejtësinë dhe agjendën”, ka thënë Kocijanciq.

Përgjigja e Kocijanciq lë të nënkuptohet se edhe përfshirja e SHBA-së në këtë dialog, duhet të bëhet me miratimin e të dyja vendeve.