BE-së s’i pëlqejnë dy kushte të Kurtit (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 08.02.2023 20:23 nga Besnik Tahiri 08.02.2023 20:23 Nga gjashtë kushtet që i prezantoi kryeministri Albin Kurti, rreth mundësisë së krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, vetëm në dy prej tyre ka vërejtje Bashkimi Evropian. Këtë e konfirmoi zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, përderisa nuk tregoi se për cilat pika bëhet fjalë. Bislimi foli edhe për planin evropian për marrëveshje Kosovë-Serbi, për të cilin kryeministri Albin Kurti tha se pranohet. “Gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj duhet të diskutohet në aneksin implementues mes palëve në Bruksel. Plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë që nënkupton njohjen “de-facto” të dy shteteve. Ndërkaq, sesi do të ecë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishmet, cilat duhet të modifikohen, cilat duhet të zbatohen, për këtë pastaj diskutojnë palët në Bruksel”, tha Bislimi, të mërkurën. Bislimi, pati kritika për Bashkimin Evropian në lidhje me udhërrëfyesin për energjinë elektrike në veri të Kosovës. Ky pajtim nuk po gjen zbatim në terren në disa pika dhe sipas kryenegociatorit kosovar në bisedimet e Brukselit, kompania “Elektrosever” thirret në një ujdi që e ka bërë me KEDS-in në Stamboll. Ndërkohë, për ujdinë e targave të makinave, thotë se Beogradi po heziton ta vë në zbatim. “Me marrëveshjen e Brukselit nuk lejohet regjistrimi i targave të reja e as riregjistrimi i targave ekzistuese. Ajo që ka bërë Serbia, është me idenë që ne po negociojmë në keqbesim që ka qenë logjika e Serbisë në negociata”, theksoi Bislimi. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months