BE përgadit përfaqësues special për Maqedoninë NULL NULL 22.05.2015 21:53 22.05.2015 21:53 Shërbimi Evropian për punë të Jashtme (EEAC) e shqyrton me seriozitet mundësinë e dërgimit të përfaqësuesit special të BE-së në Maqedoni, i cili direkt do të merrte pjesë në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike, por edhe situatën e sigurisë potenciale në vend, të cilat udhëhiqen mes katër partive më të mëdha parlamentare, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH. Pas premtimit që ua dha eurokomesari për zgjerim Johanes Han, kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev, gjatë ndërmjetësimit në bisedimet e tyre në Strasburg të martën, se Brukseli zyrtar do të dërgojë përfaqësues special që do të participojë në bisedimet të cilat nga e marta e javës së ardhëshme vazhdojnë në Shkup, në kuadër të EEAC-së të Federika Mogerinit. Vet fakti që rasti i Maqedonisë është në duar të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Mogherini, nënkupton që Brukseli nuk sheh vetëm krizë politike por edhe krizë potenciale të sigurisë e cila nuk duhet të merr përmasa më të gjëra, raporton Tetovasot. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 8 minuta më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 11 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 47 minuta më parë