11:02, 27 Maj 2020

Emisari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është vazhdimisht në kontakt me partnerët përkatës për të dëgjuar perspektivat në mënyrë që të nisin negociatat.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigjie për Klan Kosovën, Zëdhënësi për çështje të Jashtme, Politikë e Siguri në BE, Peter Stano.

Ai shton se megjithatë koha dhe ritmi i dialogut mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit, nuk varet vetëm nga Bashkimi Europian.

‘’Koha, agjenda dhe ritmi i dialogut nuk varet vetëm nga BE, por formohet së bashku me të dy palët dhe aftësinë e tyre për t’u pajtuar’’.

Lidhur me komentet e Presidentit kosovar Hashim Thaçi se nuk ka vullnet të dialogojë në negociata të cilat udhëhiqen nga Mirosllav Lajçak, nga BE shprehen:

”Ne nuk kemi asnjë koment për vërejtjet e z. Thaçi”.

Thaçi refuzon sërish Lajçakun (VIDEO)

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë