“BE iu bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga gjuha provokuese dhe të shprehin mospajtimet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

19:04, 29 Maj 2020

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së i ftuan të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli të ligjshëm dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

Përmes një deklarate për media, ata kanë thënë se “i takon Kuvendit tani që t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm kushtetues, në përputhje me vendimin e Gjykatës”, transmeton Klan Kosova.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese si një aktor kyç i sundimit të ligjit, ne iu bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që ta zbatojnë atë. Tani i takon Kuvendit që t’i bëjë hapat e nevojshëm kushtetues në përputhje me vendimin e Gjykatës”.

“BE iu bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga gjuha provokuese dhe të shprehin mospajtimet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë