BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dështimi për shtensionim do të ketë pasoja NULL NULL 03.06.2023 14:11 03.06.2023 14:11 Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrel, ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri duhet të shpallën sa më shpejt të jetë e mundur. Borrell tha se zgjedhjet e reja duhet të jenë gjithëpërfshirëse teksa shtoi se presin që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to. “Presim që Kosova të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”, tha Borrell, njofton Klankosova.tv. Tuje, ai shprehu shqetësimin edhe për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të ushtrisë së Serbisë, ndërsa dënoi edhe dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe mediave. Borrell më tej kërkoi nga Kosova e Serbia të nisin sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes bazë dhe aneksit, e cila sipas tij, “përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”. “Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj”. “Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, tha Borrell, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë